Sot po zhvillohet ceremonia me rastin e nisjes së procesit të modernizimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë.

 

Baza e NATO-s në Kuçovë, për ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi është një tregues i forcimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera aleate, por edhe një mesazh për aktorë me qëllime rivale në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

 

“Dëshmi e qartë për aftësitë e konsoliduara për të marrë më shumë përgjegjësi, mesazh për aktorë me qëllime rivale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Forcon qëndrimin tonë drejt SHBA-BE. Ngjarje e rëndësishme e Shqipërisë, konfirmon prezencën e NATO në vendin tonë, do të ketë një impakt të rëndësishëm dhe bashkëpunim të drejtpërdrejtë të vendeve tona dhe aleatëve“, tha Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re