Bashkimi Evropian vendosi këtë të mërkurë të njohë vaksinat që kanë bërë shqiptarët. Sipas vendimit të Komisionit Evropian, vendet e BE-së do të pranojnë certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga Shqipëria.

 

Gjithashtu, do të njihen edhe pasaportat e vaksinimit nga Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku dhe Panamaja janë ekuivalente me Çertifikatën dixhitale COVID të BE-së.

 

Të shtatë vendet do të duhet të lidhen me sistemin e BE -së dhe certifikatat COVID që ata lëshojnë do të pranohen në BE nën të njëjtat kushte si Certifikatat dixhitale të BE -së për COVID.

 

“Gjatë kësaj vere ne kemi parë që qytetarët janë në gjendje të udhëtojnë të sigurtë falë Certifikatës dixhitale të COVID të BE -së. Kjo është një situatë e favorshme: qytetarët mund të gëzojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë dhe bizneset si dhe sektori i transportit mund të fillojnë të kompensojnë humbjet e muajve të kaluar. Që nga qershori, janë lëshuar më shumë se 420 milion certifikata të BE -së. Prandaj unë mirëpres që gjithnjë e më shumë vende jashtë BE -së po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm. Një numër i përgjithshëm i 42 shteteve-27 shtete anëtare të BE dhe 15 vende jo anëtare të BE-tani po marrin pjesë në sistemin e certifikatës dixhitale të COVID COVID të BE, duke konfirmuar certifikatën e BE si një standard ndërkombëtar”, tha Komisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re