KY AUTORIZIM DO TË ZGJASË PËR TRE VJET OSE DERI NË SKADIMIN E PASAPORTËS SUAJ. UDHËTARËVE DO T’U KËRKOHET TË PARAQESIN GJURMËT E GISHTAVE DHE DO T’U REALIZOHET SKANIMI BIOMETRIK I FYTYRËS NË KALIMIN E TYRE TË PARË. KY INFORMACION DO TË REGJISTROHET NË NJË SKEDAR DIXHITAL.
Qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar, Amerikës, por edhe shqiptarët që do të udhëtojnë në BE verën e ardhshme do të duhet të paguajnë një tarifë prej 7 € pasi BE-ja do aplikojë kontrolle të reja kufitare për disa vizitorë.
Ylva Johansson, komisionerja për çështjet e brendshme të BE-së, konfirmoi se Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (Etias), i cili do t’u kërkojë qytetarëve të përjashtuara nga viza si SHBA, Australia, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, por edhe Shqipëria, për të paguar tarifën 7 euro do të hyjë në fuqi në maj 2025.
Etias do të kërkojë nga qytetarët jo-BE që të aplikojnë për autorizimin e udhëtimit prej 7 € përpara se të hyjnë në zonën Shengen, e cila përfshin 25 shtete anëtare të BE-së, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.
Ky autorizim do të zgjasë për tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës suaj. Udhëtarëve do t’u kërkohet të paraqesin gjurmët e gishtave dhe do t’u realizohet skanimi biometrik i fytyrës në kalimin e tyre të parë. Ky informacion do të regjistrohet në një skedar dixhital.
Sistemi do t’u kërkojë udhëtarëve që të ofrojnë informacion biometrik, si shenjat e gishtërinjve dhe skanimet e fytyrës, në kufi. Është pjesë e një përpjekjeje të BE-së për ta bërë më të vështirë për kriminelët ose terroristët që të hyjnë në bllok duke përdorur pasaporta false.
Udhëtarët nën 18 ose mbi 70 vjeç do të përjashtohen nga tarifa, ndërsa ata që udhëtojnë në Irlandë ose Qipro nuk do të kenë nevojë për një Etias pasi janë jashtë zonës Shengen.
Siç shpjegon Komisioni në një shënim, Brukseli po zhvillon një sistem të ri të menaxhimit të kufijve dhe hyrjeve që siguron që sistemet kombëtare dhe evropiane të mund të komunikojnë me njëri-tjetrin.
Sistemi i hyrjes/daljes (EES) do të automatizojë kontrollet kufitare dhe do të regjistrojë në mënyrë dixhitale mbajtësit e vizave për qëndrim të shkurtër dhe udhëtarët e përjashtuar nga viza, sa herë që kalojnë kufijtë e jashtëm për një qëndrim të shkurtër (deri në 90 ditë në një total prej 180 ditësh).
Etias do të prezantojë një kërkesë të re udhëtimi për turistët, të cilët do të duhet të aplikojnë për një autorizim udhëtimi duke plotësuar një formular online dhe duke paguar një tarifë prej 7 euro.
Autorizimi do të zgjasë tre vjet ose deri në skadimin e pasaportës suaj, cilado qoftë e para. Sistemi i ri pritet të miratohet në janar 2025, por do të ketë një “periudhë tranzicioni gjashtëmujore”.