Një sherr në dukje banal që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë, ka përmasa edhe më alarmante, pasi të përfshira kanë qenë dy mësuese të shkollës “Andon Zako Çajupi” dhe familjarët e tyre, një prej të cilëve nxori dhe armën gjatë përplasjes.

Burime bëjnë me dije për Fax News se sherri mes palëve ka ndodhur në ambientet e shkollës “Çajupi” motive banale.

Më pas ata janë zhvendosur në një bar kafe pasi ka patur ngritje zërash dhe tërheqje të vëmendjes. Janë ulur pranë shkollës për t’u sqaruar dhe pas disa minutash ka degraduar në sherr fizik.

Nga sherri një person u dërgua në spital për shkak të lëndimeve që mori, jo nga armë zjarri, ndërkohë që policia sekuestroi një armë zjarri, të cilës nuk i ka gjetur ende të zotin. E gjithë skena është zhvilluar në një prej rrugëve më të populluara të Tiranës, ku punonjësit e policisë e patën të vështirë që të shuanin sherrin, e ku fëmijët qenë dëshmitarë të pamjeve ku mësueset e tyre kacafyteshin me njëra tjetrën.
Zgjidhja e konflikteve me armë, është bërë një trend i zakonshëm në vendin tonë, dhe ka rrezikuar ditë pas dite dhjetra jetë njerëzore.

Fax News siguroi pamje ekskluzive të momentit të sherrit mes palëve, ku një prej të pranishmëve hodhi një karrige në drejtim të mjetit të operatorit, dhe tentoi dhunimin e tij. Nuk ka ende asnjë person zyrtarisht të arrestuar në lidhje me konfliktin.

Njoftimi i policisë:

Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Kongresi i Manastirit” ishin duke u konfliktuar dyshohet me sende të forta 6 persona, menjeherë në vendngjarje kanë shkuar sherbimet e Policisë Rrugore, të cilat ishin në patrullim dhe kanë ndërhyrë menjeherë.
Më pas në ndihmë të tyre kanë ardhur sherbimet e Patrullës së Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponjat”të cilët kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të metejshëm të konfliktit dhe shoqërimin e 5 shtetasve të dyshuar si pjesëmarrës në konflikt, për veprime të metejshme.

Si pasojë e konfliktit janë dëmtuar lehtë disa shtetas, ku njëri prej tyre shtetasi E. K. 32 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i dëmtuar me sende të forta.

Në vendngjarje është sekuestruar një armë zjarri pistoletë, ku po kryhen veprimet përkatëse për të mësuar kujt i përket nga të shoqëruarve.
Sqarojmë se nuk ka persona të lënduar nga përdorimi i armës së zjarrit. Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re