Andi Bejtja ka bërë një krahasim mes Tiranës në kohën e komunizmit dhe mënyrës se si është transformuar qyteti sot.

I ftuar në emisionin “Refleksione” në ABC, Bejtja deklaron se Tirana sot e ka shkatërruar qytetarinë e saj.

Bejtja foli për betonin që i ka zënë frymën Tiranës, duke theksuar se Sahatin e Tiranës të cilën nuk e preku as Enver Hoxha, por preket sot duke u ngritur kulla të cilat e kanë kthyer si një qostek në xhepin e një autokrati.

Gazetari tha se nga të gjitha ato që ndodhin në këtë vend vetvetiu t’i do bëhesh i egër dhe do e humbësh në një farë mënyre qytetarinë.

Gjithashtu, Bejtja theksoi se nëse do krahasonte qytetarinë në komunizëm me qytetarinë sot, gazetari thotë se qytetaria në atë kohë ka qenë më e vlefshme.

“Tiranë e ka shkatërruar qytetarinë e saj. Vetëm duke parë betonizimin e Tiranës, apo Sahatin e Tiranës të cilën nuk e preku as Enver Hoxha, por preket sot duke u ngritur kulla të cilat e kanë kthyer si një qostek në xhepin e një autokrati, mendoj se vetvetiu t’i do bëhesh i egër dhe do e humbësh në një farë mënyre qytetarinë.

Pra në qoftë se do krahasoja komunizmin me qytetarinë sot, ajo në atë kohë ka qenë më e vlefshme,” deklaroi mes të tjerash Andi Bejtja në “Refleksione”.