Besimtarët bektashianë, sot festojnë Ditën e Sulltan Novruzit.
Në ambientet e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në kuadër të ruajtjes së bashkëjetesës fetare ka qenë i pranishëm edhe Izmot George Frendo, Arqipeshkvi Metropolit Tiranë- Durrës Shqipëria.
Kjo ditë e rëndësishme për bektashinjtë por jo vetëm, lidhet me ditëlindjen e Imam Aliut, në të cilën sipas bektashinjve çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa e ringjallja për njerëzimin.
Edhe në këtë vit, Sulltan Novruzi festohet ndryshe për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.
Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe.
Në Shqipëri Dita e Sulltan Novruzit, festa më e rëndësishme e bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996.