Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Burrel-Klos.

Siç shihet në foto një makinë tip “Benz” ka përfunduar në shkurre.

Mësohet se në automjetin e aksidentuar ndodheshin pesë persona, të cilët kanë pësuar lëndime të shumta.

Fatmirësisht, si pasagjerët, edhe drejtuesi i mjetit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re