Një aksident ka ndodhur pak para mesnatës në aksin Korçë- Pogradec në fshatin Bulgarec. Si pasojë e aksidentit janë plagosur 3 persona mes tyre dy fëmijë të cilët janë dukë marrë trajtimin mjekësor në Spitalin Rajonal të Korccës. Në aksident është përfshirë një kamion dhe një mjet tip “Benz” i cili ka ka përfunduar anës rrugës.
Njoftimi zyrtar nga policia:
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 07.11.2021, rreth orës 22:55, në aksin rrugor Korçë-Maliq, pranë fshatit Bulgarec, Korçë, ka ndodhur një aksident, ku shtetasi A. Sh., duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin kamion tip “Volvo”, i cili ishte i parkuar dhe për pasojë kanë marrë lëndime shtetasja D. Sh. dhe dy të mitur, pasagjerë në mjetin tip “Benz”, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
…
/faxweb
