Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Dimal-Berat në fshatin Morav.

 

Mësohet se mjeti tip Benz ML me targa AA 303 UO është përplasur me një mjet autoshkolle ku udhëtonin 4 persona të cilët kanë mbetur të plagosur. Benzi ML ka rënë në kanal pas përplasjes.

 

Ndërkohë nuk dihet si është gjendja e të plagosurve. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re