Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku një mjet i tipit ‘Benz’ është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë ka vdekur një 60 vjeçare dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës.

Burime bëjnë me dije se pasagjerja L.D 60 vjeç ka ndërruar jetë pasi u dergua ne spital ndërsa bashkëshorti i saj F.D 62-vjeç ka mbetur i plagosur.

Mësohet se policia ka arritur në vendngjarje ku është bërë i mundur arrestimi i shoferit të Benzit dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re