Drejtuesi politik i PS-së për Shkodrën, Ilir Beqaj, deklaroi se në këtë qark të majtët fitojnë 4 mandate.

Në një prononcim për mediat, Beqaj tha se ka pasur një rënie të lehtë të pjesëmarrjes në votime.

“Dua të falënderoj të gjithë shkodranët, për procesin e mirë të votimit dhe simpatizantët tanë. Objektivin bazë të katër mandateve në qarkun e Shkodrës, e kemi siguruar. Ky është një lajm i gëzueshëm për ne.

Procesi po vazhdon normalisht, do vijojë numërimi. Përveç qytetit, në pjesën tjetër ka një rënie të lehtë të pjesëmarrjes. Të dhënat na çojnë tek katër mandatet.”, tha Beqaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re