Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dorëzuar në Kuvend Raportin vjetor të performancës për vitin 2020, duke bërë me dije se janë 711.8 milionë euro dëm shkaktuar buxhetit të shtetit nga institucionet shtetërore.

Referuar raportit të KLSH ndarja është në dy zëra ku i pari është dëmi ekonomik prej 17,7 milionë euro si pasojë e shkeljeve dhe abuzimeve nga institucionet dhe 694.1 milionë euro të tjera janë në zërin e të ardhurave dhe shpenzimeve, jo vetëm si pasojë e recesionit ekonomik të shkaktuar koronavirusi por edhe edhe nga vendimet e parregullta të marre nga autoritetet.

Ky dëm i madh ekonomik është konstatuar me anë të 145 auditimeve që ka kryer KLSH-ja. Në raport Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton edhe mospërputhje për sa i përket shumës së detyrimeve të prapambetura.

Sipas KLSH detyrimet e prapambetura që raportohen nga njësitë buxhetore nuk janë të sakta pasi jashtë tyre janë lënë një sërë aspektesh që e rrisin vlerën. Pra, KLSH-ja konstaton se nuk raportohen ose raportohen pjesërisht vendimet gjyqësore të formës së prerë për largimet e padrejta nga puna, vendimet e arbitrazhit ndërkombëtar, si dhe mosrimbursimi i TVSH.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb