Skip to content

Berisha e quan Bashën ish-kryetar të PD-së, demokratët në sallë “shpërthejnë” në brohoritje

Sali Berisha gjatë takimit të parë parë me demokratët, nuk kurseu kritikat për Lulzim Bashën për të cilin tha se duhet të japë dy herë dorëheqjen.

Berisha e quajti ish-kryetar Bashën, kaq ka mjaftuar që demokratët në sallë të shpërthejnë në brohoritje: “O Sali, o hero gjithë Shqipëria ty të do”.

“PD nuk ka qen kurrë më keq se sot. Ka 8 vjet që ka humbu cdo nismë. Ka humbur cdo aksion 100% ka 8 vjet që para syve të saj dhe ajo nuk i del zot, PD ka pësuar disfatë pas disfate, kjo është PD në ditën e sotme. PD humbi në zgjedhjet e fundit në të cilat Edi Rama vodhi bleu grabiti dy herë më shumë vota se në 2017-ën. Ditën e zgjedhjeve vetëm 1/5 votuan Lulzim Bashën pjesa tjetër votoi PD. PD ka ngelur pa lider. Ishte humbja e dytë e madhe. Ish-kryetari Basha erdhi në zyrë. Unë nuk e kapërdija më këtë humbje, humbe një herë zgjedhjet po humbe dy herë duhet të ikësh dy herë”, tha Berisha.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb