Situata në selinë e PD-së duket e qetë, dhe i vetmi përfaqësues i lartë që ka mbërritur derimë tani është sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi.

Lulzim Basha nuk ka mbërritur ende në seli, ku gjatë ditës së sotme, pritet që të ketë një festë në mesditë, ku do të zbulohet edhe një pllakatë me firmat e të gjithë themeluesve të PD-së.

Ashtu siç pritej, Basha dhe mbështetësit e tij kanë refuzuar që të jenë pjesë e Kuvendit të Berishës, dhe mbeten besnikë të datës 18.

Nga ana tjetër jashtë ambienteve të stadiumit Air Albania ka një masivitet të madh të delegatëve dhe të mbështetësve të PD-së, të cilët akuzojnë Bashën se është një vegël në duart e Edi Ramës.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re