Gjatë fjalimit të tij në Foltoren e Gruas, ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, do të marrë vendimin për shpalljen non grata përgjithmonë të multimiliarderit George Soros.

Berisha ka theksuar se Soros është një armik i egër i demokracisë.

 

“Soros është një monstër një armik i egër i demokracisë në Shqipëri.Është arkitekti i reformës me të cilën i prenë shtyllën vertebrore të shtetit shqiptar. Është frymëzues në shumë aspekte të narkoshtetit. Është rigjallërues i Milloshevic për ndarjen e kufijve të Kosovës. Në 2017 kam kërkuar shpalljen e tij “non grata”. Në emër tuaj them se me ardhjen në pushtet te kësaj kjo force politike do të shpallet non grata përgjithmonë”, është shprehur Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re