Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar nga Kuvendi i thirrur prej tij, presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me projektin ‘Ballkani i Hapur”.

 

Berisha i dha ultimatum Vuçic që mos të vijë për vizitë në Tiranë, pasi do t’i ketë rrugët dhe sheshet plot me qytetarë shqiptarë.

 

“Ballkani i Hapur është Ballkani i Hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë shqiptarëve me kombe të tjera, procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri të Milloshevic mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë”, tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re