Ish-kryetari i Partisë Demokratike Eduart Selami ka reaguar për shpalljen non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.
Përmes një postimi në Twitter, Selami shprehet se se ky është fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së gjatë në Shqipëri.
“Fillimi i fundit të korrupsionit dhe pandëshkimit të lartë dhe të gjatë në Shqipëri. Faleminderit USA”, shkruan Selami.
Fillimi i fundit te korrupsionit dhe pandeshkimit te larte dhe te gjate ne Shqiperi.Faleminderit USA
— Eduard Selami (@SelamiEduard) May 19, 2021
