Skip to content

Berisha “Non Grata”, reagon Yuri Kim: Askush mbi ligjin, pandëshkueshmëria të marrë fund

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në vendin tonë ka komentuar vendimin e sekretarit amerikan të shtetit që e shpalli Sali Berishën non grata.

E pyetur gjithashtu se a ka rol në këtë vendim, ambasadorja Kim tha se “nuk ka asgjë për të shtuar përveçse asaj që ka thënë sekretari i shtetit”.

Ndërkohë pyetjes nëse është Berisha i pari nga peshqit e mëdhenj, ajo iu përgjigj: “Mesazhi është ky Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s Shqipëria do të jetë në BE, është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë.

Duhet të jetë një vend i pastër dhe që të vijë kjo, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë”. u shpreh Kim.