Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha duhet të ishte larguar pas humbjes së dytë më 25 prill. Sipas Berishës, me Bashën në krye PD nuk vjen kurrë në pushtet.

“Basha pas humbjes së dytë, duhet të largohej. Me Bashën në krye, PD nuk vjen kurrë në pushtet. Është broken lider (lideri i thyer). PD nuk ka asnjë shpresë me një njeri që humbet dhe përsërit të njëjtat gjëra, ” tha Basha në “Zonë e lirë”.

Pasi Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, Berisha ka nisur luftën e hapur ndaj tij, duke e akuzuar se ka bërë pazare me Edi Ramën.

Mbrëmjen e sotme ish-kryeministri bëri deklaratën e fortë duke hedhur dyshime se Basha nuk shkon dot në SHBA.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko