Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë të fortë mbrëmjen e të enjtes, duke të lënë të hapur mundësinë se mund të rikthehet në krye të Partisë Demokratike.

 

Analisti Ermal Hasimja, në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve, u shpreh se deklarata është bërë për të treguar se është ende i gjallë në politikë.

 

“Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë, është një mënyrë për të treguar që është gjallë dhe i fortë. Është e vëshitirë që zoti Berisha të angazhohet sepse në këto zgjedhje është vonë. Është më tepër një reagim për të treguar që është gjallë politikisht dhe nuk është goditur apo dekurajuar nga shpallja non grata. Ndoshta nuk ka fare lidhje me zotin Basha.”

 

Përballë gazetarit Roland Zili, analisti komentoi edhe garën në PD, duke nënvizuar se pas zgjedhjeve, Partia Demokratike do të dalë edhe më e fortë. Ermal Hasimja shtoi se tek opozita nuk sheh vullnetin për të bojkotuar Parlamentin.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re