Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar qëndrimin e sekretarit të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar lidhur me protestën e 8 janarit, teksa dënoi dhunën në selinë e PD.

 

“Jam 100 për qind me Escobar për votën, të sjellë cilindo dhe të kontrollojë 4446 vota dhe firma kundër tij, të kontrollojë 44 mijë votat e anëtarësisë. Njeriu që nuk njeh votën është vetëm ai që ka marrëdhënie pune. Zoti Escobar të dërgojë një njeri të numërojë karriget nëse nuk beson atë që kanë bërë mediat. Unë vlerësoj kërkesën e tij për vota, por nuk mund të pranojë kurrë 1958 vota për 5004 vota sepse kjo destabilizon vendin. Këtu ka një problem themelor: çështja e votës. Basha nuk pranon votën. Ka një problem të dytë, shumë të madh: A mundet një kryetar partie të blindojë selinë e partisë, të rrethohet me trafikantë e vrasës. A mund të ndodhë kjo? Ndaj edhe unë, ftoj Escobar të rishqyrtojë edhe njëherë faktet. Do të gjejë një realitet krejtësisht tjetër.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re