Skip to content

Berisha tjetër foto me mesazh të koduar?!

Pasi la të hapur çdo mundësi se mund të rikthehet në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha është bërë nostalgjik.

 

Në dy ditët e fundit, ai ka ndarë me ndjekësit e tij në “Facebook” foto historike, nga koha kur ishte edhe më aktiv në politikë.

 

Pas fotos së publikuar të premten, ku Berisha ishte mes militantësh, sot ish-kryeministri postoi foton që përcjell mesazhin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, arritje që i atribuohet PD-së.

 

“Pa koment”, shkruan Berisha krahas fotos.