Instituti i statistikave ka konfirmuar se tregtia me pakicë, e cila tregon nivelin e konsumit në vend ka shënuar një rënie prej 8.3% në tre-mujorin e dytë të këtij vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Kjo është rënia më e madhe e shënuar në 15 vitet e fundit, por sërish ajo duket se është më e ulet nga parashikimet pesimiste të krizës që po lë pas pandemia.

Bëhet fjalë për tremujorin ku një muaj për një muajt te plotë ekonomia ishte në izolim total.

 

Por edhe pas hapjes së aktivitetit ekonomik, konsumi i popullatës ende nuk është rritur në nivelet e para pandemisë dhe ky fakt konfirmohet nga shitjet e biznesit.

 

Referuar të dhënave, tregtia me pakicë e hidrokarbureve si dhe ajo e artikujve joushqimorë ka shënuar rënien më të fortë. Rritja e vetme ka qënë tek grupi i ushqimeve. Të dhënat nga instat tregojnë rritja e ndjeshme e konsumit të produkteve ushqimore ka amortizuar situatën në tregtinë me pakicë, duke bërë që rënia e tregtisë me pakicë të mos jetë shumë e fortë.

 

Grupi i ushqimeve zë rreth 30% të peshës totale në tregtinë me pakicë dhe sipas të dhënave të gjithë supermarketet kanë raportuar rritje 30-40% në këtë tremujorë.