Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve janë regjistruar 789 qytetarë të infketuar me Covid.

 

Sipas njoftimit të Ministrisë,  janë shënuar shtatë humbje jete me SARS-COV2.

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 3667 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 789 qytetarë, në këto bashki:

465 në Tiranë, nga 32 qytetarë në Durrës, Lushnje, 30 në Gjirokastër, 22 në Vlorë, 20 në Sarandë, 19 në Krujë, 13 në Lezhë, 12 në Elbasan, nga 10 qytetarë në Korçë, Kavajë, 9 në Vorë, 8 në Devoll, nga 7 qytetarë në Tepelenë, Mallakastër, Fier, Kurbin, nga 6 qytetarë në Tropojë, Delvinë, Peqin, nga 5 qytetarë në Gramsh, Kolonjë, Pogradec, nga 4 qytetarë në Kukës, Mirditë, Berat, nga 3 qytetarë në Dimal, Përmet, Patos, Kamëz, Shijak, Has, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Dibër, Këlcyrë, Memaliaj, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Konispol, Roskovec, Pukë, Shkodër.Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

 

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: pesë qytetarë nga Tirana të moshave 59-83 vjeç, një qytetare nga Fieri 78 vjeçe, një qytetar nga Kamza 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

 

Janë shëruar 1824 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 222,508 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Janar 2022)

Raste të reja ditore 789Të shëruar në 24 orë 1824Të shtruar në spitale 129Humbje jete në 24 orë 7Testime ditore 3667

Testime totale 1,630,245Raste pozitive 248,859Raste të shëruara 222,508Raste Aktive 23,039Humbje jete 3,312

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 10505Fier 1855Shkodër 1714Elbasan 1638Durrës 1456Vlorë 1411Gjirokastër 1179Berat 946Korçë 941Lezhë 868Kukës 285Dibër 241

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re