Skip to content

Bilanc ‘lufte’ në Izrael, ishin duke festuar, shtypen 44 persona, shumë të tjerë në gjendje kritike

Dhjetëra njerëz janë shtypur për vdekje në një festival fetar në veri të Izraelit, bëjnë me dije mediat ndërkombëtare. Derimë tani numri i viktimave ka shkuar në 44, ndërkohë që bilanci pritet të rritet për shkak të numrit të madh të personave që kanë mbetur të lënduar, si pasojë e përplasjes në turmë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu, në një reagim në rrjetet sociale, e quajti këtë ngjarje një “katastrofë të rëndë” dhe shtoi: “Ne të gjithë jemi duke u lutur për viktimat”.

Llogaritet që turma që kishte marrë pjesë në këtë përkujtim fetar të ishte rreth 100 mijë njerëz, ndërkohë që kanë dalë dhe pamjet e minutave para tragjedisë.

Një video e postuar në mediat sociale nga televizioni publik i Izraelit, Kan, tregonte një turmë me pelegrinë duke ecur në këmbë në një korsi të ngushtë.

מעקה ברזל התמוטט, גדר חיץ נשברה: תיעוד מזירת האסון בהר מירון@rubih67 pic.twitter.com/tqhUPRDrS8

— כאן חדשות (@kann_news) April 30, 2021

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb