62 banesa të dëmtura nga tërmeti, ky ka qenë bilanci i autoriteteve bashkiake të Bulqizës pas verifikimit të bërë në terren.

Sipas kryebashkiakut Lefter Alla, problemet më të shumta janë në fshatra. Ndërsa janë dëmtuar dhe katër pallate, dy në Bulqizë dhe dy në Krastë.

Ndërkohë banorët kërkojnë strehim në çadra, pasi nuk mund të jetojnë më në banesat e tyre, pasi u rrezikohet jeta.

Lëkundja sizmike me magnitudë 4.5 ballë u regjistrua të premten, ndërsa u shoqërua me disa pasgoditje të njëpasnjëshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re