Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin për përditësimin e rasteve në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar vetëm 4 raste të reja me COVID-19. Gjithashtu janë shëruar edhe 10 pacientë dhe nuk ka pasur asnjë rast të vdekjes. Numri i rasteve aktive aktualisht është 343.

Njoftimi i plotë:
27 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës.
Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.032 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.010.
Në total numri i rasteve aktive është 343.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re