Skip to content

Bisedimet Kosovë-Serbi/ Lajçak takohet nesër me Albin Kurtin

Albin Kurti ka konfirmuar takimin me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

”Me sa di në agjendë e kemi edhe takimin me Lajçak-un prandaj mund të them se po”, tha Albin Kurti për mediat kosovare.

Lajçak pritet të vizitojë të hënën Prishtinën ku do të takohet me liderin e Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti dhe më pas ai do të jetë në një vizitë zyrtare në Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Vizita e Lajçak vijnë pasi Bashkimi Evropian do të ringjallë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë i cili filloi fillimisht në SHBA nën udhëheqjen e ish-presidentit Donald Trump.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb