Drejtuesi politik i LSI-së për Tiranën, Përparim Spahiu thotë se 25 prilli është dita e lehtësimit fiskal, si edhe dita kur do të nis përmirësimi i klimës së biznesit.

Sipas tij, nuk mjaftojnë tatime e taksa të larta, as çmimi i lartë i energjisë, apo dhe kontrollet dhe gjobat vend e pa vend.

Ish-deputeti i LSI-së thekson në rrjetet sociale se “Biznesit i mungojnë 78 milionë euro nga paratë e veta si borxh i qeverisë për rimbursimin e TVSH.

Dhe ne presim që kjo qeveri të ndihmojë në kohë pandemie, ndërkohë që këta nuk iu kthejnë as paratë e tyre bizneseve”.

Postimi i plotë:

Nuk mjaftojnë tatime e taksa të larta. Nuk mjafton çmimi i lartë i energjisë.

Nuk mjaftojnë kontrolle e gjoba vend e pa vend. Nuk mjafton mungesa e theksuar e konkurrencës e as paraja e pistë në ekonomi.

Biznesit i mungojnë 78 milionë euro nga paratë e veta si borxh i qeverisë për rimbursimin e TVSH.

Dhe ne presim që kjo qeveri të ndihmojë në kohë pandemie, ndërkohë që këta nuk iu kthejnë as paratë e tyre bizneseve!

25 prilli dita e lehtësimit fiskal, dita e përmirëmit të klimës së biznesit, dita e luftës ndaj kapjes së ekonomisë nga pak duar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re