Kandidatja për deputete e PD në Tiranë, Jorida Tabaku ka vizituar një biznes të përpunimit të hekurit në kryeqytet.

Sipërmarrësi i thotë Tabakut se çmimi i hekurit nuk ka qenë kurrë më i lartë, po ashtu edhe çmimet e energjisë e taksat qendrore e lokale.

“Kam 20 vite që punoj. Çmimi i hekurit nuk ka qenë kurrë më i rritur. Në këtë gjendje nuk ka qenë asnjëherë.

Kam pasur deri në gjashtë punëtorë, një periudhë kohe kam pasur deri në 15, kurse tani 2-3 i mban dot a nuk i mban dot”– thotë i shqetësuar sipërmarrësi.

“Faturat dhe kilovatin është rritur në stratosferë, nuk e përballon dot. Tarifa lokale që u rriten të gjitha, u shtua tarifa e infrastrukturës! I paguajmë të gjitha tek fatura e ujit.

Çohu nga mëngjesi, në 9 të darkës edhe vetëm jeton. Vetëm kaq! Për pandeminë na dha 400 mijë lekë, ndërsa siguracione paguaj 450 mijë lekë.”– u shpreh sipërmarrësi.

Tabaku nga ana tjetër i thotë se PD nuk premton mrekulli në qeveri, po dy gjëra për të cilat ka nevojë biznesi i tij, konkurrencë të ndershme dhe reduktimi i gjithë burokracive.

“Unë mendoj që Shqipëria bëhet, nga njerëz të ndershëm si ju, por që ju duhet të keni mundësinë.

Nuk ju premtoj mrekullira, që njerëzit e dinë që nuk realizohen. Ju keni nevojë për dy gjera të vogla konkrete dhe kush janë?

E para është konkurrenca e ndershme, që të hapet tregu dhe të keni mundësi të punoni. E dyta është reduktimi i gjithë burokracive. Absolutisht asgjë tek asnjë zyrtar shteti, sot dalin si banda lëshohen.”– tha Tabaku.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re