Kur na ndajnë pak orë nga dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë në KQZ, burime bëjnë me dije për Faxweb.al se një ‘divorc’ ka ndodhur në radhët e Partisë Socialiste në qarkun e Beratit.
Burime bëjnë me dije se deputeti Adnor Shameti nuk do të jetë në listën e PS-së, pasi do të zëvendësohet nga Nasip Naco, blerje e kohëve të fundit nga LSI.
Shameti nuk ka pranuar që të jetë në vendin e pestë në listën e Beratit, dhe kjo ka sjellë një përplasje mes tij dhe drejtuesve të partisë.
Drejtuesi i qarkut politik të Beratit është Blendi Klosi, ndërkohë që në listën e kandidatëve për deputetë pritet që të jenë veç tij dhe Ermonela Felaj, Nasip Naço, Bardhyl Kollçaku dhe Fadil Nasufi.
Japin dorëheqjen dy kryebashkiakët e rëndësishëm socialistë, do futen në listat e deputetëve
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
