Skip to content

Blerja e Ramës tejkalon pritshmëritë: Le të jetë kriminel, po më bëri vota i them 100 herë faleminderit

Halit Valteri, i cili mbante fjalime patetike në Kuvend, dhe e cilësonte veten e tij opozitë të vërtetë, do të garojë në këto zgjedhje nën siglën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, në vendet e fundit të listës.

I ftuar në emisionin “Politik On” mbrëmjen e djeshme, ai ka bërë një deklaratë që në fakt do të linte  pa fjalë dhe vetë Edi Ramën.

Sipas tij, nëse edhe një kriminel i garanton vota, ai i është falënderues. Valteri tha se nuk do ti kërkojë askujt dëshminë e penalitetit, dhe nuk e pengon asgjë që të ulet dhe në kafe me këta personazhe të botës së krimit.

Halit Valteri: Para se të vija në emision më mori dikush. Nuk e njoh fare. Përshëndetje i nderuar! Rri në “Ali Dem”, sinqerisht hë…

Alfred Lela: Do të të jap ca vota…

Halit Valteri: Po mor po! Ai mund të jetë kriminel, mund të merret me drogë. Ai mund të bëjë çfarë të dojë në këtë jetë por ai nuk e ndan drogën me mua. As nuk më ka shit drogë mua. Ai po më bëri vota, i them 100 herë faleminderit. Mund të jetë çfarë të dojë në këtë botë. Unë i thashë faleminderit, do të të kontaktoj nesër të pimë një kafe. Unë nuk i kërkoj dëshminë e penalitetit në kafe atij robit tani…

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb