Shoku i Klinton Pirës ka dhënë detaje tronditëse se çfarë e detyroi 26-vjeçarin nga Dibra që përpara se të vriste veten qëlloi për vdekje të dashurën e tij ganeze Jawsackie Jaboah.

Gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, shoku i Klintonit ka zbuluar se në telefonin e vajzës ganeze ka mbërritur një mesazh nga ish-i dashuri i saj, kjo është bërë shkak që djali nga “Don Bosko” të kryejë krimin makabër që tronditi kryeqytetin.

“Para se të shkonin në hotel kanë ndaluar në një market dhe kanë blerë një thikë për të prerë ushqimet, që më pas është bërë edhe arma e krimit. Shkak për ngjarjen është bërë një mesazh që ka ardhur në telefonin e Milit, nga një lidhje e mëparshme. Më është thënë se ka pas raste që ata ndërprisnin kontaktet dhe Klintoni e vuante këtë pjesë, e rrezatonte stresin dhe vuajtjen që kishte dhe kur fliste me Milin rrezatonte buzëqeshje dhe mirësi. Klintoni nuk ka qenë asnjëherë agresiv, nuk ka bërë një sherr në jetën e vet dhe dhe njerëzit e quanin si ‘djalin e mirë të Don Boskos’. Ishte hera e parë që Klintoni vinte në Shqipëri që prej ikjes ilegalisht në Angli dhe me Milin kishin në plan që ata të martoheshin dhe të rrinin disa muaj në Shqipëri. Dhe me sa më është thënë Mili kishte prerë një biletë vetëm ardhje, nuk kishte kthim. Në dijeninë time ka qenë debati i parë që ka kaluar deri në dhunë. Vetëm nëna dhe familja e tij e dinte që ai kishte ardhur në Shqipëri. Familja mendonte se Klintoni ishte në lidhje me Milin sa për letra, ndërsa ne të rinjtë që bisedonin me njeri-tjetrin dhe jemi më mendje hapur e konfirmonte se ishte një lidhje dashurore”, tregon shoku i tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re