Forcat e Policisë kanë rrethuar mëngjesin e sotëm zonën e 5 Majit në Tiranë,ku pritet të shemben disa banesa, për të cilat pronarët nuk kanë rënë dakord me Bashkinë e Tiranës.

Gazetarja e Fax News Jonida Omeri, raporton se zona është rrethuar nga forca të shumta policie, të cilat nuk lejojnë as mediat që të futen në zonë.

Në mënyrë të paprecedentë Policia Bashkiake ka shoqëruar operatorin e Fax News që ishte futur brenda kordonit policor për të transmetuar shqetësimin e banorve.

Edhe pse operatori ka qenë lehtësisht i identifikueshëm, që ka qenë punonjës i medias në krye të detyrës, kjo nuk i ka penguar punonjësit e policisë bashkiake, që ta tërheqin atë, dhe ta pengojnë gjatë kryerjes së detyrës, në informimin e qytetarëve.

Të paktën 3 efektivë të policisë bashkiake kanë tërhequr operatorin, dhe e kanë shtyrë.

Policia ka ndërhyrë me forcë edhe brenda banesave, duke nxjerrë prej aty disa qytetarë, përfshirë fëmijë.

Ndërkohë që kanë nisur shoqërimet e para në radhët e banorëve.

Gjatë ditës së sotme është parashikuar shembja e 3 banesave, dhe më pas procesi do të vijojë edhe me godina të tjera në ditët në vijim.

Vijon…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re