Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka denoncuar bllokimin e rrugës në LLogara, ku dhjetëra mjete kanë mbetur të bllokuara.

Zhupa shkruan në rrjetet sociale se kjo është papërgjegjshmëri totale dhe indiferencë ndaj qytetarëve.

Ajo ju ka bërë thirrje autoriteteve për ndërhyrje për të zgjidhur situatën.

Postimi i Zhupës:

Papergjegjshmeri totale dhe indiference ndaj qytetareve dhe tani qe ju kerkojne voten!!Imagjinoni se cbehet me sherbimin ndaj qytetareve po te sigurojne mandat tjeter!

I bëj thirrje autoriteteve te nderhyjne per te zgjidhur situaten, per tju ardhur ne ndihme qytetateve te bllokuara qe kane halle dhe angazhimeve.

Nje qeveri qe nuk pergjigjet dot as nevojes per te pastruar boren e rene ne prill, eshte nje qeveri e deshtuar qe do marri pergjigjen me 25 prill.

Qytetaret bllokohen ne Llogara pasi qeveria nuk ka menduar qe te hedhi kripe dhe te hapi rrugen nga bora qe ka rene…

Posted by Ina K. Zhupa on Thursday, April 8, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re