Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se për shkak të punimeve në Unazën Lindore, për një afat 14 ditor do të bllokohet aksi rrugor nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës.
Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”. Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit.
NJOFTIM PËR MEDIAN DHE OPINIONIN PUBLIK:
Në sajë të vazhdimësisë së punimeve në Unazën Lindore, duke filluar që nesër datë 13.11.2021 është i nevojshëm bllokimi i kalimit nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.
Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.
Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut
Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.
Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!
…
/faxweb
