Subscribe

Qytetaret e Kukesit zhvilluan një protestë paqësore në pikën e përbashket te kalimit kufitar Shqipëri-Kosove, me qellim heqjen e pengesave për levizjen e lire te shtetasve shqiptare.

 

Detyrimi për të patur një pasaportë vaksime me të treja dozat që hyri në fuqi nga Qeveria e Kosovës të hënën, ka tensionuar shqiptarët e zonës që udhëtojnë ccdo ditë drejt vendit fqinj.

PËLLUMB JEMINI“Vështirë është, kuptohet qe është vështirë por nuk është paraparë kjo punë tek ne hiq, nuk e di ky Albin Kurti shumë dobët, po e shajnë të gjithë dhe nuk e di se çka. Nuk e di se të juajt i lejojnë këndej e neve nuk na lejojnë andej… Patjetër që duhet të hiqet, ne jemi një nuk e di se çka bëhet kështu… Unë punoj për ditë këtu por nuk po na lejojnë tani”, tha ai.

 

Banorët e zonës thonë se kjo masë është absurde pasi edhe për qytetet kryesore evropiane janë të mjaftueshme 2 doza vaksinë.

 

TEKI SHEMA“Nuk e di se pse na e kanë bërë atë punë neve, kur shkon në Evropë me dy dozat dhe të hysh në Kosovë me tri doza, kurse në Shqipëri akoma nuk ka dal vaksina e tretë më duket shumë absurde… Dy doza kam, po provoj tash nuk e di a do të më lejojnë apo do të më kthejnë… Për neve është një tarifë e rëndë të paguajmë 20 euro për tu futur në Kosovë dhe për tu kthyer, kur kam dy vaksinat e bëra nuk më duket normal”, deklaroi ai.

 

Qeveria e Kosovës prej 22 janarit ka vendosur masa te reja per te frenuar perhapjen e COVID-19. Ne piken dy te ketyre masave thuhet se çdo person, i cili hyn në territorin e Kosoves duhet te ketë çertifikaten me tri doza te vaksinave, ndersa per te gjithe ata te cilet kane vetem dy doza duhet te kene edhe testin RT-PCR te bere 48 ore para mberritjes ne piken kufitare. Test qe kushton 30 euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re