Nga dita e sotme është bllokuar lëvizja e trageteve të linjës Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas.

Sipas burimeve nga pala greke e Korfuzit punonjësit shëndetësorë që bëjnë tamponët në port janë futur në një grevë për 48 orë, pasi u ka mbaruar kontrata e autoritetit shëndetësor.

Deri ditën e hënë situata do jetë e tillë. Një nga agjencitë sot udhëtarët e vet që ishin pajisur me biletë i ka transportuar me autobus nga Qafë Bota.

Nga kjo linjë janë transportuar 80 persona. Qytetarët që kishin prerë biletat ua kthyen lekët, por ata shprehen të shqetësuar se kërkojnë edhe lekët e tamponit, kjo për faktin se ky tampon është i pavlerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re