Kryetari i FRPD-së, Belind Këlliçi, së bashku me ish deputeten e PD-së, Dhurata Çupi, ka përkujtuar 70-vjetorin e vrasjeve makabre të 22 intelektualëve me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike, më 20-23 shkurt 1951.

“Sot, në kuadër të 70-vjetorit të kësaj ngjarjeje makabre, bashkë me ish deputeten Dhurata Çupi, në emër të kryetarit Lulzim Basha dhe PD, vendosëm kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar jetët e vrara nga terrori i injorancës komuniste’, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike, më 20-23 shkurt 1951 u arrestuan rreth 170 persona, 22 prej të cilëve i ngjitën në një kamion ushtarak të mbuluar dhe i ndalën buzë Erzenit, në fshatin Mënik, ku i ekzekutuan pa gjyq.

Mes tyre dhe Sabiha Kasimati. Listat u përpiluan nga Sigurimi i Shtetit si një mundësi për likujduar intelektualë, klerikë e nacionalistë shqiptarë të arsimuar në Perëndim.

Sot, në kuadër të 70 vjetorit të kësaj ngjarjeje makabre, bashkë me ish deputeten Dhurata Çupi, në emër të kryetarit Lulzim Basha dhe PD, vendosëm kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve, për të përkujtuar jetët e vrara nga terrori i injorancës komuniste.

Me pretekstin e “bombës” në ambasadën sovjetike, më 20-23 shkurt 1951 u arrestuan rreth 170 persona, 22 prej të cilëve i…

Posted by Belind Këlliçi on Friday, February 26, 2021

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re