Vetëm dy ditë e fundit janë kapur nga policia dhjetra emigrantë të paligjshëm të cilët vijnë nga vendet e perfshira në konflikte dhe përpjeken për të arritur drejt vendeve të bashkimit Europian. Qarku i Korçës, kufi ndarës midis Republikës së Shqipërisë dhe shtetit grek prej disa vitesh shërben si portë hyrëse për mijëra prej tyre. Vetëm të djelën e parë të shtatorit janë kapur mbi 100 persona të shtetasive nga vendet e lindjes. Drejtoria vendore e kufirit ka bërë me dije se ka ndaluar në Vlocisht të Maliqit 40 prej tyre, 35 të tjerë në fshatin Mborje dhe 25 emigrantë në Drenovë të Korçës. Drejtoria vendore e policisë së Korçës në operacionin e saj “Perimetri” të shtunën lajmëroi se 68 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar në Pogradec teksa transportoheshin me kamion e është bërë i mundur arrestimi i drejtuesit të kamionit, 40 vjecarit Edlir Koko nga Gjirokastra, i cili në momentin e ndalimit u mundua të korruptonte edhe forcat policore. E teksa “lumi” i emigrantë të paligjshëm vazhdon të vërshojë në vendin tonë, të shumtë janë edhe personat e proceduar nga policia, të cilët u premtojnë refugjatëve çuarjen në kryeqytet në këmbim të shumave të majme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re