Ndonëse jemi në stinën e pranverës, rruga që të çon në fshatin turistik të Thethit vazhdon të jetë e bllokuar nga bora që prej fillimit të dimrit.

 

Pronari i një bujtine ka tentuar të shkojë në Theth, por rruga e tij është ndërprerë në Qafë Thore, mes fshatit Bogë-Theth.

 

Mjetet e emergjencave civile u munduan të hapin rrugën, por bora e madhe dhe ngricat detyruan që të braktisen mjetet dhe aksi të mbetet i bllokuar.