Ulja e temperaturave dhe prezenca e reshjeve të borës ka shkaktuar izolimin e qindra banorëve në Kukës.

Bëhet fjalë për njësinë administrative Arrën së bashku me fshatrat e saj, të bllokuar janë edhe fshatrat e njësive të tjera administrative si: Buzmadhe, Shkinak, Tërshen, Xhaferaj, Turaj, Borje, Pakisht, Cërnalev, Zapod, Nimçë, Lojme, Gdheshtë, Cahan, Kishaj etj.

Banorët të kontaktuar me telefon nga ana jonë pohojnë se prej ditës së premte janë të bllokuar, ndërsa trashësia e borës i kalon 60 cm në këto zona.

Ndërkohë shumë fshatra po vuajn edhe mungesën e energjisë elektrike në këto temperatura ekstreme siq janë ato të Nimçës, Oreshkë, Cërnalev, Buzmadhe etj. Mjetet borpastruese janë përqendruar në hapjen e rrugëve nacionale si dhe qendrat administrative, duke lënë fshatrat të bllokuar në mungesë të kapaciteteve.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re