Deputeti i PS, Erion Braçe është ndalur tek “borxhet e shpejta”.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe u bën thirrje qytetarëve të mos gënjehen pas reklamave, sepse sipas tij, pas nje flete që firmos janë shumë para që do paguhen.

 

Braçe thotë Banka e Shqipërisë ka publikuar normën efektive maksimale të interesit për banka e institucione financiare, jo banka.

 

“ME NE FUND KA TRANSPARENCE PER “BORXHET E SHPEJTA”!“TAK FAK”, “PER 7 MINUTA”, “SI MI DO” ETJ, JANE NE DRITE TE DIELLIT!Banka e #SHQIPERISE ka publikuar NORMEN EFEKTIVE MAKSIMALE TE INTERESIT per banka e institucione financiare jo banka, per 6 muajt qe nisen;

Per shumat deri ne 200 MIJE LEKE:per BORXHIN ME KESTE, interesi maksimal eshte 171.41%per OVERDRAFT, interesi maksimal eshte 19.55%per KARTEN E KREDITIT, interesi maksimal eshte 27.28%Per shumat nga 200 MIJE deri ne 2 MILION LEKE:per BORXHIN ME KESTE, interesi maksimal eshte 38.79%per OVERDRAFT, interesi maksimal eshte 16.75%STUDENTE, BUJQ apo cilido qe i drejtohet borxheve te shpejta;

 

A e kupton tani se pas nje flete, nje flete te vetme qe firmos apo dhjetera fleteve te nje kontrate qellimisht te komplikuar e qe ti nuk e kupton, JANE SHUME PARA QE DO PAGUASH?!

 

“Si mi do zemer, si mi do”-“Per 7 minuta” ben qe te te vere poshte borxhi, te punosh per borxhin!Mos u josh e mos u jep pas reklames banale per tek BORXHET E SHPEJTA;Nuk ua thone ne to keto interesa!Mendohu mire kur firmos e merr parate, tani interesat jane publike, beje vete llogarine, KANE REZULTUAR ZHVATJE E JANE ZHVATJE!”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re