Qeveria Hoti është braktisur në orët e saj të fundit nga gjashtë anëtarë të kabinetit.

Besnik Tahiri, Besian Mustafa, Driton Selmanaj, Agim Veliu, Anton Quni dhe Vlora Dumoshi janë gjashtë ministrat e dorëhequr.

Në fakt arsyeja pse ata janë dorëhequr është thuajse e detyruar, pasi në Kosovë po mbahet seanca konstituive e Kuvendit dhe të sipërpërmendurit janë deputetë të zgjedhur më 14 shkurt.

Ata janë dorëhequr nga detyra e ministrit në detyrë për të vijuar si deputet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re