Foto ilustruese

Pas hetimeve të nisura prej kohësh, një rrjet i madh i trafikut të drogës është shkatërruar nga autoritetet greke.

Anëtarët e bandës konsiderohen si aktivë në zonën e Atikës ndërsa kreu i bandës përflitet të jetë një burrë me origjinë shqiptare me pseudonimin “Mateo” i cili koordinon aktivitetin.

Mediat vendase kanë publikuar të dhënat nga dosja hetimore dhe kodet e përdorura nga anëtarët e organizatës kriminale. Për të mbikëqyrur zonën ata lëviznin me taksi.

Ata kishin nisur trafikun prej shkurtit të kaluar duke u vendosur në disa zona. Sipas hetimeve, të rriturit e bandës kishin shfrytëzuar faktin që njëri prej anëtarëve të bandës ishte e mitur edhe e përdornin atë si transportues të porosive të pjesës tjetër të bandës.

I mituri gënjente vazhdimisht familjen e tij. Një nga anëtarët e bandës kishte marrë rolin e qiramarrësit të automjeteve që përdoreshin për transport të lëndës narkotike.

Sipas prokurorisë informacionet për këtë bandë ishin marrë që prej muajit shkurt të këtij viti.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re