Ish zv.kryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me problemet në transportin publik ne Tirane.

Ai thotë se ajo që operatorët privatë po bëjnë është kriminale. Braçe shkruan se halli i tyre i vetëm eshte ekonomik dhe se në kryeqytet po qarkullojne bomba infeksioni, referuar autobusëve.

“Ti themi gjerat sic jane:KJO QE OPERATORET PRIVATE PO BEJNE ME AUTOBUSET NE #TIRANE, ESHTE KRIMINALE!I kam degjuar privatet ne ligjerime me pashe neper tv;Kam kuptuar qe “halli” i tyre eshte ekonomik-ka lidhje me fitimin, kontraktual.E kuptoni diferencen?Qendrimi i tyre konkret, ne linja autobusesh, per nje #fitim kontraktual, eshte i njenashem e kriminal;Ne #Tirane, ata, po qarkullojne autobuse qe jane doemos bomba infeksioni.Te perdoresh NJEREZIT qe levizin me autobuse per te arritur qellimet e fitimit kontraktual, eshte KRIMINALE ne kushtet e nje #PANDEMIE.Eshte perhapje e qellimshme e infesksionit.Kaq per tani”, shkruan Braçe.

Kujtojme se janë 11 operatorë privatë të cilët realizojnë shërbimin e transportit urban në 16 linja të ndryshme të autobusëve të cilat kalojnë nga periferia në qendrën e qytetit si edhe disa linja të tjera për ish-komunat e Tiranës dhe se fundmi ka shume probleme sa i perket tejmbushjes me njerez, pritjeve të gjata, mungeses se kushteve dhe mosmarrjes se masave anti-Covid.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re