Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari, përmes një konference për mediat shprehet se hapja e kutive të Beratit tregon masakrën elektorale të 25 prillit.
Braimllari thekson se Rilindja ka ndërhyrë në proces e ka deformuar vullnetin e qytetarëve.
Postimi i Endrit Braimllarit:
Mirmbrëma!
Hapja e kutive të Beratit tregon qartë masakrën elektorale të 25 prillit. Rilindja, jo vetëm përdori administratën publike, Policinë e Shtetit, grupet e strukturuara kriminale por dhe ka ndërhyrë në proces duke deformuar vullnetin e qytetarëve brenda në kuti.
Hapja e kutive të sotme vërtetoi pretendimet e drejta të Lëvizjes Socialiste për Integrim se mandati i Beratit dhe jo vetëm është grabitur nga Partia Socialiste.
Sot, u bë e qartë për të gjithë shqiptarët skema e manipulimit të procesit zgjedhor duke përdor edhe teknologjinë e cila duhet të ishtë një garanci në këtë proces.
Vetëm në Berat u vërtetua se të paktën 19 shtetas kanë votuar 53 herë, skemë kjo e cila është përdorur në të gjitha qarqet e vendit duke manipuluar procesin e zgjedhjeve.
Nga hapja e kutive, u pa qartë se ka më shumë fletë votimi sesa vetë numri i votuesve. Pra, qartazi kutitë janë mbushur duke përdorur çdo strukturë në funksion të qeverisë.
Këto manipulime, vërtetojnë qartazi se në procesin e 25 prillit, Rilindja jo vetëm deformoi vullnetin e qytetarëve por dhe i vodhi zgjedhje duke ndërhyrë drejtëpërdrejtë në kuti.