ilustruese
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri arme në drejtim të një lokali në zonën e Pllanit në Lezhë, i cili është një pronësi të shtetasit Gjovalin Prendi. Nga verifikimet e para nuk ka persona që kanë mbetur të lënduar, ndërkohë që janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Më datë 26.12.2020, rreth orës 06:30, në fshatin Pllanë, Lezhë në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit Gj.P.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar. Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP Lezhë.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
