Dy persona kanë raportuar në polici se nga persona të panjohur janë sulmuar me armë zjarri, ndërkohë që ishin duke lëvizur me veturën e tyre.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Raushiq të Pejës.

Si pasojë e të shtënave të zjarrit, viktimat janë lënduar dhe njëri prej tyre është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërkaq tjetri në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Policia në vendngjarje ka gjetur dhe konfiskuar një karikator me dhjetë fishekë.

“Fsh. Raushiq, Pejë 25.12.2021 – 23:25. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë informuar se nga persona të pa njohur është qëlluar –shtënë me armë zjarri vetura e tyre (që ishte në lëvizje) dhe si pasojë viktimat janë lënduar. Njëri nga viktima është dërguar në Spitalin e Pejës, ndërsa tjetri është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një karikator me 10 fishekë. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re