Briken Calja nuk zhgënjen as këtë herë duke mbyllur europianin e peshëngritjes me dy medalje, bronz në dygarësh dhe argjend në shtytje.

Me 336 kg në total peshëngritësi kuqezi u rëndit në vendin e tretë në Europian. Nuk shkoi gjithçka sipas parashikimeve të paktën në stilin e shkëputjes ku me 152 kg u rendit në vendin e katërt dhe 10 gramë më shumë se rivali në peshë trupore e nxori nga podiumi.

Në shtytje, Calja dështoi në provën e parë me 183 kg ndërsa në provën e dyrë arriti të mbajë lart 184 kg, peshë që i dhuroi në fund medalje argjendi në këtë stil. Calja dorëzon fronin e kampionit të Europës po dy medalje në Rusi janë një sukses i madh për shtangën kuqezi.

(E.H/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb